QËLLIMI

Dhjetëvjetori i Pavarësisë së Kosovës dhe kjo konferencë jubilare e këtij viti ka për qëllim që të bëjë bashkë akademikë, hulumtues dhe personalitete (vendore dhe ndërkombëtare) të cilët në mënyra të ndryshme kanë qenë të angazhuar në procesin e pavarësimit të Kosovës. Kjo është një mundësi e veçantë ku studiuesit me kërkimet e tyre do të zhvillojnë debat akademik në njërën anë dhe ata mund të dëgjojnë drejtpërdrejt edhe folësit kryesorë të konferencës, që ishin të përfshirë në aktivitetet për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, në anën tjetër.

Studiuesit, profesionistët, aktorët politikë dhe studentët janë të ftuar të dërgojnë punimet e tyre për Konferencën e 2018-ës, e cila do t'i zhvillojë punimet në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe.