Konferencë shkencore ndërkombëtare në Përvjetorin e dhjetë të Shtetësisë së Kosovës

KONSOLIDIMI I SHTETIT DHE SFIDAT EUROINTEGRUESE

Abstrakti Agjenda

15-16 shkurt, 2018 @ Kolegji AAB

20 dhjetor, 2017 - Dërgimi i abstraktit

Kosova që nga 17 shkurti i vitit 2008 është shtet i pavarur që ka hyrë në komunitetin botëror të shteteve dhe ka fituar anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ajo vazhdon me anagzhime për anëtarësim në organizata të tjera botërore dhe rajonale.

Pavarësia e Kosovës është shpallur me përpjekje të koordinuara të institucioneve të saj me institucionet e demokracive kryesore botërore. Kështu Parlamenti i Kosovës e shpalli Pavarësinë e vet me Deklaratën e Pavarësisë dhe që nga ky akt e deri më tani, si shtet është njohur nga 114 shtete të botës.

Por, përveç sukseseve, rrugëtimi për konsolidimin e shtetit të ri, ka pasur edhe sfidat dhe vështirësitë e veta. Këto sfida dhe vështirësi kanë qenë të brendshme dhe të jashtme. Ndërtimi i institucioneve, zhvillimi i proceseve demokratike, sundimi i ligjit, transparenca në qeverisje, lufta kundër korrupsionit, dialogu i brendshëm etj., janë disa nga sfidat që janë prezente në shoqëritë post-komuniste dhe në shoqëritë që kanë dalë nga lufta., si sfida dhe vështirësi të brendshme. Krahas këtyre, Kosova vazhdon të ballafaqohet edhe me sfidat në fushën e bashkëpunimit rajonal, dialogut me Serbinë, zhvillimit të fqinjësisë së mirë, kontributit për stabilitet në rajon etj. Kapërcimi i këtyre sfidave dhe zgjidhja e këtyre problemeve vështrohen dhe vlerësohen nga bashkësia ndërkombëtare, në veçanti nga BE-ja, në rrugëtimin e Kosovës për integrime europiane dhe euro-atlantike.

Konferenca shkencore Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese vë theksin në mënyrë të qartë te çështjet lidhur me sfidat për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe rëndësinë e përshpejtimit të integrimit të Kosovës në këtë proces. Kosova vazhdon të jetë faktor kyç për stabilitetin në Ballkan dhe çështje kruciale në përshpejtimin e proceseve integruese të të gjithë rajonit.

Organizuar nga: