KONFERENCË SHKENCORE

HISTORIA E MEDIAS DHE TRANSFORMIMET MEDIATIKE

Abstrakti Agjenda

23 Shtator, 2017 @ Kolegji AAB

23 Gusht, 2017 - Dërgimi i abstraktit

Shekulli i 20 ishte shekulli i informacionit, ndërsa shekulli i 21 është shekull i komunikimit. Ky transformim ka ndodhur si rezultat i zhvillimit të teknologjisë së komunikimit kur mediat tradicionale filluan të transformohen e ndërkaq një pjesë e tyre mbetën në histori. Letra ra, por jo media. Kjo e fundit u shndërrua dhe u përshtat. Pikërisht këto janë arsyet pse duhet shkruar historia e mediave që kanë dhënë kontributin e tyre informues në Ballkanin e transformuar gjithashtu në dekadat e fundit, ashtu siç duhen analizuar edhe këto transformime në komunikimet aktuale, kryesisht asimetrike.

Historia e medias ndër vite ka qenë e prirur të diskutohet brenda konteksteve kombëtare dhe nga një perspektive mono-mediale, duke u fokusuar ekskluzivisht në një medium dhe në një kohë të caktuar, si për shembull: shtypi, radioja apo televizioni. Historia e medias nuk i përjashton as këto, por përfshin edhe analizën funksional-strukturore të një mediumi në një shoqëri të caktuar.

Konferenca Historia e medias dhe transformimet mediatike synon të eksplorojë më tej implikimet teorike dhe metodologjike për historinë e integruar të medias dhe transformimet që kanë ndodhur në epokën e internetit. Në këtë konferencë ne ftojmë studiuesit nga shkencat sociale dhe humane, mediave e komunikimeve si edhe menaxherë e pronarë nga industria e medias, të cilët kanë trajtuar tashmë çështje të ngjajshme ose dëshirojnë t’i shqyrtojnë ato më tej. Ne gjithashtu inkurajojmë diskutime të hapura mbi burimet dhe metodologjitë për kërkimet e historisë së medias, duke përfshirë gjurmimin në arkiva, vendosjen e një baze të duhur të dhënash për mediat që kanë kaluar në histori, por edhe për mediat e reja të cilat përditshëm krijojnë një histori të vetën moderne, si edhe transformimet dhe sfidat që po krijojnë mediat e reja me përdorimin e gjerë në jetën e përditshme.

Të përfshirë thellësisht në aspektet bashkëkohore dhe historiografike të botës digjitale, ne synojnë të eksplorojmë edhe çështjet socio-kulturore të kohës sonë: nga shoqëria e informacionit dhe nga mediat (evolucionet) – në virtualizimin financiar dhe menaxhimine informacionit mediatik. Por, duke pasur parasysh që përveç programeve të komunikimit e gazetarisë, ne operojmë edhe me programnin studimor të produksionit, duam të përfshijmë edhe një qasje tjetër inter dhe trans-disiplinore, atë të historisë së artit mediatik. Kjo meta-disiplinë, MediaArtHistories,tejkalon qasjen e ngushtë të historisë së artit, studimeve mediatike etj. dhe është fushë ku teoria, metodat dhe objektii studimit ndërthuren dhe mbulojnë edhe disiplina të tjera.

Organizuar nga: