QËLLIMI

Qëllimi kryesor i kësaj konference është të nxisë debatin shkencor ndërmjet ekspertëve, profesorëve, menaxherëve lokalë, kombëtarë e ndërkombëtarë, duke prezantuar rezultatet hulumtuese te tyre për sfidat ekonomike me të cilat ballafaqohen bizneset, autoritetet kompetente për politikat ekonomike si dhe grupet e ndryshme që janë të involvuara në proceset ekonomike.

Gjithashtu, konferenca ka si synim që të shkëmbejnë përvojat e tyre akademike dhe hulumtuese si dhe të krijojnë mundësi bashkëpunimi për projekte të reja shkencore në të ardhmen.

Prezantimet e këtyre kërkimeve dhe përvojave kanë gjithashtu si synim që të ndikojnë në përmirësimin e sektorit ekonomik nga aspekti i menaxhimit në vendet e rajonit.