Konferencë Studentore Ndërkombëtare

Abstrakti Agjenda

25-26 prill, 2018 @ Kolegji AAB

30 mars, 2017 - Dërgimi i abstraktit

Konferenca Studentore Ndërkombëtare do të mbahet më 25, 26 dhe 27 prill në Kolegjin AAB, Zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Programi shkencor i konferencës përfshin prezantimin gojor ose me poster te hulumtimeve të ndryshme nga studentët e masterit dhe të doktoratës, para një auditori profesional dhe ndërkombëtar. Konferenca do t'i zhvillojë punimet në panele dhe sesione të ndara sipas profilit të abstrakteve të miratuara. Abstraktet e miratuara do të publikohen në Librin e abstrakteve me ISBN ashtu si dhe punimet e plota.

Përveç programit të pasur shkencor, ne gjithashtu kemi një program social interesant, të mbushur me aktivitete të ndryshme, si psh. mbrëmjen argëtuese që do të mbahet në objektin më modern universitar në rajon, program social dhe turne në afërsi të kryeqytetit, të cilat aktivitete u mundësojnë pjesëmarrësve të njihen me njëri-tjetrin dhe ta shijojnë qëndrimin në Prishtinë.

Qëllimi i këtij eventi, i organizuar nga studentët, është që të nxisë kërkimin shkencor të studentëve, shkëmbimet e përvojave dhe t’u ofrojë studentëve mundësinë për të zgjeruar rrjetin e tyre social dhe shkencor.

Ne mirëpresim aplikuesit nga vendi, rajoni dhe nga bota që të dërgojnë abstraktet e tyre me hulumtime nga një spektër i gjerë i fushave të ndryshme, për të marrë pjesë në këtë konferencë shkencore studentore:

Kjo është një mundësi e përsosur për të prezantuar kërkimin tuaj, për të krijuar miq të rinj, për t'u argëtuar dhe për ta njohur Kosovën.

Organizuar nga: